LAJMI I FUNDIT:

Bin Salman e cilësoi vrasjen e gazetarit Khashoggi si “gabim”, CIA pretendon se princi personalisht e kishte porositur ekzekutimin

Bin Salman e cilësoi vrasjen e gazetarit Khashoggi si “gabim”, CIA pretendon se princi personalisht e kishte porositur ekzekutimin

Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman e ka cilësuar si “gabim” vrasjen e Jammal Khashoggi, për të cilin CIA pretendon se e porositi princi personalisht.

Bin Salman ka dhënë intervistë për Fox News, mediumin e parë amerikan që nga viti 2019, duke folur për ngjarjet që ndodhën gjatë kohës sa ai është në pushtet, transmeton Telegrafi.

E kryesorja është gjithsesi vrasja e gazetarit të Washington Post, Jammal Khashoggi në vitin 2018, për të cilin CIA konstatoi se Bin Salman e kishte porositur personalisht.


Khashoggi kishte shkruar disa artikuj që kritikonin princin e kurorës, kurse nga inteligjenca amerikane thonë se vrasja e Khashoggit ku morën pjesë 15 persona që organizuan pritën dhe e vranë – nuk ka mundur të ndodhë pa pëlqimin direkt të bin Salman.

Ai i tha Bret Baier, moderatorit të Fox News, si “çdo person i përfshirë” në vrasjen e Khashoggit po e vuan dënimin në burg dhe duhet të “ballafaqohen me ligjin”.

“Po ndërmarrim të gjitha masat që do të duhej t’i ndërmerrte cilido vend… Këtë e kemi bërë në Arabinë Sauditë dhe rasti është mbyllur. Gjithashtu, po tentojmë të avancojmë sistemin e sigurisë për t’u siguruar që gabime  të tilla të mos përsëriten”, tha bin Salman.

Ai e cilësoi gazetarin dhe kritikun e tij si “gabim” të “dhimbshëm”, duke shtuar se po punon në reformat e sistemit të drejtësisë që të sigurohet që të gjithë të jenë të “sigurt”.

Gazetari gjithashtu e pyeti për lidhjet e Arabisë Saudite me sulmet e 11 shtatorit, ku 15 deri në 19 rrëmbyes që kryen sulmin ishin shtetas të Arabisë Saudite.

Ai ka hedhur poshtë akuzat që qeveria e tij mundësoi apo mbështeti sulmet, duke numëruar një sërë sulmesh që Osama bin Laden i planifikoi dhe i kreu kundër Arabisë Saudite në vitet e 90-ta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Amerika
Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Botë
Kalo në kategori