LAJMI I FUNDIT:

“Bin Ladeni është i gjallë dhe jeton mes luksit në Bahamas – merr para nga CIA”!

“Bin Ladeni është i gjallë dhe jeton mes luksit në Bahamas – merr para nga CIA”!

Ish specialisti i NSA që shkaktoi një tërmet botëror me zbulimet e tij, Eduard Snouden, ka bërë një tjetër deklaratë kontroverse, duke thënë se zotëron informacione të klasifikuara që vërtetojnë se bin Ladeni është ende gjallë.

Snoudeni, i cili jeton në arrati në Rusi, pasi nxori dokumente mbi programin e përgjimeve të NSA, ka bërë edhe më parë deklarata të paprovuara për terroristin e famshëm, Osama bin Ladenin, gjatë një interviste për Moscow Times.

Sipas tij, jo vetëm që bin Ladeni është ende gjallë, por ai jeton mes luksit në Bahamas, falë pagesave të rregullta që i bën CIA.


“Unë kam dokumente që tregojnë se Bin Ladeni paguhet ende nga CIA”, pretendon Eduard Snouden. “Ai vazhdon të marrë më shumë se 100 mijë dollarë në muaj, të cilat i transferohen përmes disa bizneseve dhe organizatave, drejt e në llogarinë e tij bankare në Nassau. Nuk jam i sigurt ku ndodhet tani, por në vitin 2013 ai jetonte i qetë në vilën e tij, bashkë me pesë gratë dhe fëmijët e tij”.

Snoudeni thotë se CIA ka orkestruar vdekjen e rremë të ish udhëheqësit të al Kaedës, ndërkohë që ai në të vërtetë është transportuar bashkë me familjen në një vend të fshehtë në Bahamas.

“Për një kohë të gjatë, bin Ladeni ka qenë një prej operativëve më të efektshëm të CIA-s”, pretendon Snoudeni. “Çfarë lloj mesazhi do u dërgonin operativëve të tjerë, nëse do kishin lënë SEALS-at që ta vrisnin? Ata organizuan gjoja vdekjen e tij në bashkëpunim me shërbimin e fshehtë pakistanez, dhe Bin Ladeni thjeshtë braktisi maskën. Duke qenë se të gjithë besuan se ai vdiq, askush nuk e kërkon më, kështu që ishte shumë e lehtë që të zhdukej. Pa mjekër dhe xhaketë ushtarake, askush nuk e njeh”.

Snoudeni thotë se dokumentet që vërtetojnë se Bin Ladeni është ende gjallë do të riprodhohen në mënyrë integrale në librin e tij të ri, që pritet të dalë në shtator. /www.bota.al/

Në trend Botë

Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori