Billy Gilmour krahasohet me N'Golo Kanten në paraqitjen e tij brilante ndaj Anglisë

Billy Gilmour dha një paraqitje të jashtëzakonshme në barazimin 0-0 të Skocisë me Anglinë në Wembley ndërsa i talenti i Chelseat përfundoi sfidën me çmimin lojtari i ndeshjes.
Duke startuar nga minuta e parë dhe që ishte starti i tij po ashtu i parë për skocezët, ai luajti për 76 minutat. Çdo pasim që mesfushori bëri në pjesën e parë gjeti një bashkëlojtar(një saktësi perfekte nga 20 pasime të bëra, 20 të realizuara).
Mesfushori organizativ ishte kudo, duke ngjarë në thelb me një " N'Golo Kante të Skocisë", e që paraqitja e tij u vlerësua lartë.
https://twitter.com/FutbolKhan/status/1406014210769883140?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1406014210769883140%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Ffootball-news-reactions-billy-gilmour-compared-to-ngolo-kante-after-masterclass-vs-england-20210619
Gilmour e përfundoi ndeshjen me një saktësi pasimi prej 91 për qind, tetë rikuperime topash dhe dy ndërhyrje.
Ish-shefi trajneri i Chelseat, Jose Mourinho ishte dakord, duke i thënë talkSPORT: "Gilmour në mesfushë, ai bëri ndryshimin".
"Ai ishte fantastik. Ai ishte gjithnjë në lëvizje, gjithmonë duke treguar, ai donte topin, ai po kthehej nën presion. Ai e lidhi lojën shumë, shumë më mirë".
Është e drejtë të thuash se tifozët e Skocisë dhe Chelseat kanë shumë për t'u entuziazmuar kur bëhet fjalë për të ardhmen e 20-vjeçarit. /Telegrafi/










































