LAJMI I FUNDIT:

Bill Gates: Më të mirën që e kam bërë – Dhjetë miliardë dollarë i kam shndërruar në 200

Bill Gates: Më të mirën që e kam bërë – Dhjetë miliardë dollarë i kam shndërruar në 200

Investimi në organizata shëndetësore me qëllim të rritjes së qasjes vaksinave është profitabile, ka thënë miliarderi, filantropi dhe bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates

Gjatë decenies së kaluar, Fondacioni Bill dhe Melinda Gates ka dhuruar diç më shumë se 10 miliardë dollarë, kryesisht në tre sektorë: Aleancën e vaksinave, Fondin për luftën kundër sidës, tuberkulozit dhe malaries dhe Iniciativën për çrrënjosjen e sëmundjeve, transmeton Telegrafi.

“Konsideroj që ky fitim ishte 20:1, përkatësisht ka sjellë vlerën prej 200 miliardë dollarësh gjatë atyre njëzet vjetëve”, ka thënë Gates në Forumin e Davosit, duke shpjeguar se sa është e rëndësishme pjesëmarrja në organizata.


“Mirëpo, ndihma fëmijëve të vegjël që të jetojnë, të marrin ushqim të shëndetshëm dhe të drejtë, u kontribuon atyre shteteve, andaj ky është fitimi i cili kapërcen çfarëdo momenti tipik financiar”, ka thënë ai.

Gates ka përsëritur atë që edhe ka thënë një herë në një ndër kolumnet e veta me titull: “Investimi më i mirë që e kam bërë ndonjëherë”, duke shtuar që e njëjta shumë prej 10 miliardë dollarësh e investuar në S&P 500 është shtuar për vetëm 17 miliardë dollarë.

Duke folur për vaksinat, ai ka pasur porosi për prindërit të cilët frikësohen nga efektet e padëshiruara.

“Është e papranueshme që vetëm në bazë të dezinformatave, duke menduar që kështu i mbrojnë fëmijët e tyre, pikërisht fëmijët i ekspozojnë ndaj rrezikut, si edhe të gjithë fëmijët e tjerë përreth tyre”. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Egjipti ka humbur titullin si vendi më i vizituar: Një destinacion që bën para përrallore nga turistët është në fron

Egjipti ka humbur titullin si vendi më i vizituar: Një destinacion që bën para përrallore nga turistët është në fron

Çfarë të vizitosh
Njihuni me pesë shenjat e horoskopit që tërbohen nga xhelozia!

Njihuni me pesë shenjat e horoskopit që tërbohen nga xhelozia!

Astrologji
Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt

Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt

A e dini se...
Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”

Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”

Lifestyle
Sa e njeh vërtet veten? Zbulo cilit tip personaliteti i përket!

Sa e njeh vërtet veten? Zbulo cilit tip personaliteti i përket!

Lifestyle
Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Bëje vet
Kalo në kategori