Salma Hayek vazhdon të tërheqë vëmendjen e fansave me duken e saj, përkundër se vitet po kalojnë.

Aktorja e njohur është në industrinë e filmit që nga fundi i viteve nëntëdhjeta, por ende është një nga femrat më të bukura në botë, gjë që herë pas here e dëshmon duke postuar imazhe në rrjetin social Instagram.


56-vjeçarja ka postuar një fotografi me bikini duke pozuar në një jaht dhe fansat e kanë ‘nderuar’ me më shumë se një milion pëlqime dhe komplimente të shumta.

salma (Foto: Instagram/salmahayek)

Bukuroshja ka gjithmonë një sens stili, edhe kur vishet me bikini të rëndomta. Në përshkrim, ajo ka deklaruar se nuk e ka problem motin e zymtë.

“Disa njerëz nuk i pëlqejnë ditët gri, por mendoj se çdo ditë është e çmuar. Duajeni javën tuaj, pavarësisht se çfarë sjell ajo”, është shprehur Hayek. /Telegrafi/