Bie nga parashuta në Mal të Zi - dalin pamjet e momentit tragjik të modeles serbe

Një vajzë 19-vjeçare nga Serbia, Tijana Radonjic, humbi jetën në mënyrë tragjike pasi ra nga një lartësi prej mbi 50 metrash në Detin Adriatik, gjatë një fluturimi me parashutë në Budva javën e kaluar.
Sipas raportimeve të mediave lokale, ngjarja u regjistrua në video dhe tregon momentet e fundit të panikut të vajzës, ndërsa përpiqet me dëshpërim të çlirohet nga jeleku i shpëtimit dhe rripat e sigurisë.
Ajo dëgjohet duke thënë ‘më ulni poshtë’ pak çaste para se të bie nga lartësia e madhe.

Trupi i saj i pajetë u gjet më vonë në ujë nga ekipet e shpëtimit. Disa burime lokale spekulojnë se ajo mund të ketë pësuar një sulm paniku në ajër, që e çoi në këtë reagim të papritur.
Radonjic e pranoi udhëtimin pas një oferte falas nga një përfaqësues i kompanisë që ofronte shërbimin në plazh.

Pronari i kompanisë, Mirko Krdzic, tha për mediat: “Jemi të gjithë në shok. Ajo nuk shfaqi asnjë shenjë frike”.
Autoritetet janë duke zhvilluar hetime të plota mbi ngjarjen, përfshirë inspektimin teknik të pajisjeve dhe pritjen e rezultateve të autopsisë.
Tijana Radonjic, a 19-year-old from Serbia, died after falling over 50 meters during a parasailing video shoot in Becici, near Budva, Montenegro, on May 28, 2025.
Reports say that she unbuckled her seatbelt, possibly due to a panic attack, but her family disputes this.
Sad. pic.twitter.com/iiiI857bY4— Tony (@TonyL_01) June 2, 2025
Ngjarja ka ngjallur reagime të forta dhe pyetje serioze mbi masat e sigurisë, përgatitjen psikologjike të pjesëmarrësve dhe përgjegjësinë e kompanive që ofrojnë aktivitete ekstreme turistike. /Telegrafi/




























































