LAJMI I FUNDIT:

Bie në kontakt me rrymën, vdes 22-vjeçari në Vushtrri

Bie në kontakt me rrymën, vdes 22-vjeçari në Vushtrri

Një i ri 22-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë, pasi dyshohet të jetë goditur nga rryma elektrike në shtëpinë e tij.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Ilmi Prekazi, i cili ka bërë të ditur se ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 10:00.

“Policia në Vushtrri është njoftuar se një person 22-vjeçar ka pësuar goditje elektrike në banesën e tij. Njësitë policore u dërguan menjëherë në vendngjarje, por viktima ndërkohë ishte transportuar nga familjarët në Emergjencën e ShSKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor,” ka sqaruar Prekazi.


Nga Emergjenca, rreth orës 11:23, është konfirmuar se i riu kishte ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe eksperti i rrymës, ndërsa janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, dhe rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, nën mbikëqyrjen e prokurorit kujdestar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori