LAJMI I FUNDIT:

Biden: Së shpejti do t’i shesim F-16 Turqisë

Biden: Së shpejti do t’i shesim F-16 Turqisë

Presidenti amerikan, Joe Biden shprehu besimin se SHBA-ja së shpejti do të jetë në gjendje t’i shesë Turqisë aeroplanët luftarakë F-16.

Siç raporton reuters, ai e tha këtë pas përfundimit të samitit të NATO-s në kryeqytetin lituanez Vilnius.

Lideri amerikan u takua më parë me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan në margjinat e samitit të NATO-s, me të cilin diskutoi për prioritetet e mbrojtjes dhe ekonomike të të dy vendeve.


“Ata diskutuan gjithashtu çështje rajonale me interes të përbashkët, duke përfshirë mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në Detin Egje”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan tha se administrata Biden do të vazhdojë procesin e transferimit të aeroplanëve luftarakë F-16 në Turqi, në konsultim me Kongresin amerikan.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se është në interesin e SHBA-së dhe NATO-s që Turqia të marrë aeroplanë luftarakë F-16.

“Kjo është ajo që ne bëjmë në aleancë. Ne sigurohemi që të gjithë anëtarët e saj të kenë teknologjinë që u nevojitet për ta bërë aleancën sa më të fortë”, tha Blinken. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori