SHBA ka premtuar të rrisë ndihmën e saj ushtarake për Ukrainën, tha ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba pas takimit me Joe Biden në Poloni.

"Asnjë vend tjetër nuk i dha Ukrainës më shumë mbështetje sesa Shtetet e Bashkuara. Dhe kjo është thelbësore", thotë ai.


“Qëndrueshmëria ukrainase dhe armët perëndimore - kryesisht armë amerikane - është receta e suksesit në fushën e betejës”.

Ai nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me ndihmën shtesë ushtarake, por tha: "Sot morëm premtime shtesë nga Shtetet e Bashkuara se si do të evoluojë bashkëpunimi ynë në mbrojtje". /Telegrafi/