LAJMI I FUNDIT:

Bianca Censori konfirmon martesën me Kanye Westin

Bianca Censori konfirmon martesën me Kanye Westin

Pas muajsh spekulimesh, bashkëshortja e re e Kanye Westit, Bianca Censori, ka konfirmuar se ata janë martuar.

Reperi i “All Of The Lights”, 45-vjeç, u raportua se u martua në fillim të këtij viti në një ceremoni private.

Dasma e përfolur erdhi vetëm dy muaj pasi themeluesi i “Yeezy” finalizoi divorcin nga Kim Kardashian.


Foto: Backgrid

Teksa çifti u lanë mënjanë për statusin e tyre të martesës, një video e postuar këtë fundjavë nga një përdorues i TikTok-ut pa Biancan t’i referohej Kanye si ‘burri’ i saj.

Të gjitha lajmet nga Kanye West
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kanye West

Përdoruesi i llogarisë së mediave sociale filmoi një bisedë me australianen në një dyqan në Los Angeles dhe i kërkoi asaj numrin e saj.

@gratefulboynuee Yea Married To Kanye ? #fyp #omg #beauty #ye #foryou #rizz #famous #trending ♬ original sound – Nueskii

Megjithatë, Bianca kërkoi falje që nuk do të ishte në gjendje t’i jepte atij numrin sepse ishte e martuar.

Bianca iu bashkua kompanisë Ye’s në nëntor 2020, por nuk dihet se sa kohë janë njohur me njëri-tjetrin.

Foto: Backgrid

Krijuesi i hitit “Gold Digger” ka qenë i martuar me Kim nga viti 2014 deri në nëntor të vitit 2022.

Ata kanë bashkë katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm. /Telegrafi/

Foto: Getty Images