Grupi i humorit Stupcat dhe emisioni unik i arkitekturës dhe dekorit në vend ‘Beso në Mua’ janë bërë bashkë për tre episode.

Bëhet fjalë për rikthimin e serialit ‘Egjeli’ ku renovimit të shtëpisë së ‘Sheqës’ dhe ‘Gjylës’por jo vetëm, i është besuar emisionit që shfaqet në Klan Kosova.


Tre episode me shumë humor, do të transmetohen me 31 Dhjetor, 1 dhe 2 Janar në terminin 20.45.

Tashmë në YouTube janë transmetuar promot e ‘Beso në Mua’ dhe që në start komentet janë pozitive për këtë bashkëpunim.