Besnik Qaka është këngëtari që për vite me radhë ka qëndruar aktiv në skenën muzikore.

I njohur ndryshe si solist i grupit 'NRG Band', Qaka tashmë gëzon një karrierë të suksesshme në muzikë.


Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, artisti bëri të ditur se do të sjellë projektin e ri muzikor.

besnik qaka 130526119 410773160065304 7310890650388296264 n Foto: Instastory

"Ata sy"mban titullin prodhimtaria muzikore, që do të lansohet nesër në bashkëpunim me Sei.

Një lajm i tillë sigurisht që do të pritet mirë nga admiruesit e muzikës së këngëtarit.

besnik qaka 123547952 380757656406131 3972826889669715385 n Foto: Instagram

Ndërkaq, "Faj" mban titullin hiti i fundit nga Qaka, që deri më tani gati ka arritur një milion klikime në YouTube. /Telegrafi/