Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e LDK-së, Besnik Osmani, ka vizituar disa nga fermerët në fshatin Bardhi i Madh.

Osmani ka publikuar edhe disa fotografi nga vizita.


"Amrush Bajqinca nga Bardhi i Madh është shembull i punës së ndershme që bën së bashku me anëtarët e familjes, duke u kujdesur për 30 krerë lopë dhe duke u shndërruar në një nga furnizuesit më të mëdhenj të fshatit dhe qytetit me qumësht dhe produktet e tij. Ky sukses është dëshmi e punës së palodhshme dhe përkushtimit për të sjellë cilësi e qëndrueshmëri në treg.

Pas vizitës në fermë, qëndruam shkurtimisht edhe në familjen e Haxhi Hilmi Xhigolit në Bardhi i Madh, një njeri që ka dhënë një kontribut të madh për komunitetin. Kontributi i tij i gjatë dhe i sinqertë është i pazëvendësueshëm, duke e bërë atë një figurë të respektuar dhe të nderuar në fshat", theksoi ai.

Mes tjerash, ai ka shkruar se "Këto dy vizita na rikujtojnë rëndësinë e njerëzve të përkushtuar – atyre që japin për vlera politike e shoqërore dhe atyre që me punën e tyre të përditshme ndërtojnë zhvillim e mirëqenie për komunitetin"./Telegrafi/