Besiktasi refuzohet nga Arsenali për Welbeckin

217:"BURNLEY, ENGLAND - NOVEMBER 26: Danny Welbeck of Arsenal looks on during the Premier League match between Burnley and Arsenal at Turf Moor on November 26, 2017 in Burnley, England. (Photo by Jan Kruger/Getty Images) 12:"Getty Images
Pas largimit të Cenk Tosun drejt Evertonit, Besiktasi është në kërkim të një sulmuesi.
Klubi turk tash e disa kohë sytë i kishte të kthyer nga Liga Premier, më saktë në Danny Welbeckun e Arsenalit.
Por, në fund ata morën përgjigjeje negative pasi trajneri Arsene Wenger nuk dëshiron që të largohet ish-sulmuesi i Manchester Unitedit.
"Dua që Welbeck të qëndrojë këtu", ka thënë Wenger shkurt në konferencën për media i pyetur për të ardhmen e anglezit.
27-vjeçari ka shënuar këtë sezon tri gola dhe ka dhuruar një asistim në Ligën Premier. Ai është paraqitur në shtatë ndeshje si titullar dhe në nëntë si rezervist, duke luajtur kështu 704 minuta.
Për atë interesim ka shfaqur edhe Crystal Palace. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































