“Ëndrrat” mban titullin kënga më e re e Besart Halimit, të cilën e ka kompletuar me videoklip.

Ky projekt muzikor është realizim i kompozitorit të mirënjohur Florent Boshnjaku që vjen me një interpretim të mirë të këngëtarit.


Për anën vizuale është kujdesur MProduction që e ka xhiruar videon muzikore.

Është fjala për një ribërje që pritet të pëlqehet nga fansat e muzikës së Besart Halimit.

Videoklipi që e shoqëron këngën është veror dhe përshtatet me sezonin në të cilin ndodhemi. /Telegrafi/