Mbështetja e sektorit privat përmes financimit të projekteve të ndryshme nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është më se i nevojshëm për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në vend si dhe tërheqje të investimeve të huaja direkte. Kjo u tha gjatë tryezës së organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me Udhëheqësin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Kosovë, Neil Taylor.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, tha se BERZH ofron mundësi të mira të financimit për sektorin privat, duke shtuar se portfolio e investimeve në vend është rritur përgjatë viteve.
Zeka shtoi se Oda Amerikane do të donte të shihte rritje të pjesëmarrjes së sektorit privat në portfolion e investimeve të BERZH që momentalisht nuk shkon mbi 30 për qind.
Udhëheqësi i BERZH për Kosovë, Neil Taylor, tha se mbështetja ndaj sektorit privat përmes financimit të projekteve të ndryshme nga BERZH dhe këshillimit mbetet një ndër prioritetet kryesore të BERZH në misionin e saj në Kosovë, duke përmendur se deri tani janë investuar 322 milionë euro në vend gjatë viteve paraprake dhe kanë mbështetur mbi 800 ndërmarrje përmes këshillimit të biznesit.
Rreth zhvillimit dhe mbështetjës së sektorit privat, Taylor theksoi zhvillimin e programit të konkurrueshmërisë të lansuar më herët në partneritet me ProCredit dhe BpB rreth ofrimit të mbështetjes financiare ndaj mikrobizneseve dhe bizneseve të vogla, ku përvec kësaj, tha se zhvillimi i infrastrukturës si dhe rritja e numrit të projekteve në sektorin e energjisë së ripërtëritshme janë disa nga sektorët ku BERZH synon mbështetjen e saj.
Taylor tha se ndër shqetësimet kryesore të BERZH në tërheqjen e investimeve të huaja direkte në vend mbesin sundimi i dobët i ligjit, duke përmendur edhe nivelin e korrupsionit, ekonominë joformale, etj.
Mes të tjerash, ai përmendi disa nga investimet e kësaj banke në Kosovë duke përfshirë një numër të sektorëve të ndryshëm si energji, fuqizimin e grave ndërmarrëse, e shumë të tjera.
Më tutje, bizneset e pranishme patën rastin të diskutojnë fusha të ndryshme ku investimet nga BERZH do të mund të ndihmonin në zhvillimin e tyre si në ekonominë digjitale, ndërtimtari, etj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Pas 95 vjetëve, KFC zhvendos selinë kryesore nga Kentucky
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit