Ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh, thotë se nuk do e harroj kurrë mëngjesin e hershëm të së dielës, dhe trishtimin që ndjeu ai bashkë me familjen kur morën lajmin për aksidentin në Slavonski Brod. Berosh tregon se si sensi prej mjekut i dha më shumë fuqi për tu mobilizuar dhe për tu dal në ndihmë të lënduarve dhe gjithë të tjerëve që pësuan në aksidentin e së dielës. Në krye me kryeministrin Kroacisë, Andrej Plenković, shteti kroat mobilizoj të gjitha forcat e nevojshme për të marrë situatën nën kontroll. Dhe Kroacia ia doli.
Mobilizimi i jashtëzakonshëm i autoriteteve kroate për t’u dalë në ndihmë të plagosurve kosovar, këtu në Kosovë po përçon diçka të ngjashme me mbështetjen që Kroacia i dha popullit të Kosovës në vitin 1999. Çfarë mesazhi do i dërgonit popullit të Kosovës në këtë kohë të vështirë?
Dr. Berosh: Para së gjithash, do të doja të shpreh ngushëllimet e mia për popullin e Kosovës për një tragjedi shkatërruese që tronditi të dy kombet tona. Unë jam i tmerruar dhe i tronditur nga përmasa e kësaj katastrofe, si një mjek dhe një qenie njerëzore. Mendimet dhe lutjet e mia janë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo katastrofë e tmerrshme. Të dy vendet tona nuk janë të huaja në kohëra të këqija, të cilat janë të njohura për forcën dhe zemrën e madhe. Unë besoj me gjithë zemër se së bashku do ta kalojmë këtë humbje të madhe.
Ju lutemi, a mund të na e përshkruani momentin kur për herë të parë jeni përballur me pasojat e aksidentit?
Dr. Berosh: Nuk do ta harroj kurrë atë mëngjes të hershëm të së dielës, dhe trishtimin që ndjemë unë dhe familja ime kur morëm lajmin. Unë menjëherë desha të ndihmoja, dhe të nisesha për në Slavonski Brod, të udhëhiqja përpjekjet mjekësore për të ndihmuar pasagjerët dhe të gjithë të prekurit nga aksidenti. Së pari mora një telefonatë nga Instituti Kroat i Mjekësisë së Urgjencës, i cili siguroi arritjen në vendin e aksidentit. Së bashku me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, ne mobilizuam të gjitha forcat e nevojshme për të marrë situatën nën kontroll.
Si arritët të mobilizoni sistemin shëndetësor në një kohë rekord për t’u dalë në ndihmë të lënduarve?
Dr. Berosh: Çdo pjesëtar i stafit shëndetësor duhet të jetë i përgatitur për çdo lloj aksidenti ose incidenti, çdo ditë. Kjo është thirrja jonë. Përmes edukimit të vazhdueshëm dhe kryerjes së trajnimeve për përgjigje mjekësore ndaj një aksidenti masiv, ne kemi vite që përgatitemi për situata të tilla. Prandaj, ne reaguam sipas protokollit standard – Përgjigja mjekësore ndaj incidenteve të mëdha – MRMI, e cila përfshinë mobilizimin e shpejtë të të gjithë sistemit shëndetësor. Sidoqoftë, kjo është diçka që pritet. Ajo që nuk kam mundur ta paramendoj ka qenë, solidariteti dhe ndjeshmëria e shfaqur nga të gjithë profesionistët tanë shëndetësor ndaj miqve tanë nga Kosova. Veçanërisht krenohem që kemi siguruar përkthyes në momentin e duhur për të lënduarit. Për këtë unë i jam thellësisht mirënjohës ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Gezim Kasapolli, dhe folësve të tjerë të gjuhës shqipe, që jetojnë këtu në Kroaci.
Asnjë i lënduar nuk vdiq në spital. Si do ta vlerësonit këtë, ishte fat apo ishte puna e mrekullueshme e profesionistëve (stafit shëndetësor)?
Dr. Berosh: Nuk është fat, por një përgjigje standarde dhe etike mjekësore ndaj aksidenteve masive. Spitali në Slavonski Brod është një qendër trajnimi për përgjigje mjekësore ndaj aksidenteve të mëdha sipas programit të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kroacisë që nga viti 2014.
Nëse është e mundur të iu bëj një pyetje pak politike. Ekziston një thënie qe thotë se “rasti heroizon njerëzit”, ndërsa në këtë rast “shteti Kroat është heroi”, a e pasqyron kjo miqësinë e fortë midis dy popujve?
Dr. Berosh: Kjo nuk është një çështje politike, por një çështje humane, ku madhësia e zemrave tona dhe madhështia e miqësisë midis Kroacisë dhe Kosovës ka më shumë vlerë se çdo motivim tjetër. Unë jam rritur dhe arsimuar për të ndihmuar njerëzit dhe kam dhënë një betim, të cilin unë vazhdoj ta mbaj si ministër i shëndetësisë dhe si një qenie njerëzore. Prandaj, Kroacia mban zi, dhe qëndron pranë popullit të Kosovës, siç do të bënte çdo individ”, deklaroi Berosh për Kosovapress.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet