Tani është zyrtare. Politikani i ekologjist i Partisë “Të Gjelbërit” Manuel Sarrazin është përfaqësuesi special i qeverisë federale për Ballkanin Perëndimor që nga 1 marsi i këtij viti.
“Veçanërisht në situatën aktuale, stabiliteti dhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është prioriteti kryesor strategjik i Gjermanisë”, tha, sipas një deklarate për media, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock të mërkurën në Berlin, duke shpjeguar vendimin e qeverisë gjermane për të krijuar një post shtesë për Ballkanin Perëndimor.
“Si qeveri federale, ne kemi krijuar postin e të dërguarit të posaçëm në mënyrë që të punojmë së bashku me gjashtë shtetet për t’u ofruar atyre mbështetjen më të mirë të mundshme në proceset e reformave”, vijoi Baerbock.
“Ballkani Perëndimor është zemra e Evropës”
Në rrjetet sociale lajmi ishte përhapur qysh më parë. Politikania evropiane e të Gjelbërve, Viola von Cramon, ishte nga të parat që e uroi kolegun e partisë së saj, duke shpjeguar njëkohësisht se përse ky ishte personi i duhur për këtë post.
“Ballkani Perëndimor ka nevojë për një mbështetje të fortë dhe parimore në BE dhe askush nga Të Gjelbrit në Gjermani nuk është më i përshtatshëm për këtë detyrë , sepse ai është një mbështetës i vendosur i zgjerimit të BE”, shkroi von Cramon nëpërmjet Twitterit, më 18 shkurt.
Vetë Sarrazini iu përgjigj të mërkurën mesazhit zyrtar të Ministrisë së Jashtme me një mesazh të shkurtër në Twitter: “Ballkani Perëndimor nuk është vetëm në zemër të Evropës, për mua ai është zemra e Evropës, me të gjashtë shtetet anëtare. Jam i lumtur për emërimin tim si i dërguari special për Ballkanin Perëndimor”, shkroi ai.
Ekspert i Evropës Lindore
Politikani 40-vjeçar i Partisë “Të Gjelbrit” është aktualisht President i Shoqatës për Evropën Juglindore me qendër në Mynih. Në dy periudhat e mëparshme legjislative, ai ka qenë deputet në Bundestag dhe vazhdimisht një zë i fortë për Ballkanin Perëndimor për të Gjelbrit.
Një detyrë, në të cilën ai hyri rastësisht, nga fusha e Evropës Lindore. Ai ka studiuar histori, studime të Evropës Lindore dhe drejtësi fillimisht në Universitetin e Bremenit dhe më pas në Universitetin e Hamburgut dhe është një nga ekspertët më aktivë të Evropës Lindore te partia e Gjelbër.
Një ekspertizë që do t’i duhet edhe në postin e tij të ri, thotë Engjellushe Morina, eksperte në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë në Berlin.
Sidomos në rrethanat e krizës së Ukrainës, pritet që Gjermania të mbajë një qëndrim më të qartë ndaj Serbisë.
“Shpresoj se qeveria federale dhe zoti Sarrazin do t’i thonë shumë qartë Serbisë se ajo nuk mund të jetë më “neutrale”, edhe në anën e Perëndimit dhe në anën e Rusisë”, i tha Morina DW duke pasur parasysh refuzimin e Serbisë për t’iu bashkuar sanksioneve të vena ndaj Rusisë nga Perëndimi.
Shumë çështje të hapura
Me emërimin e Sarrazinit, Gjermani dëshmon rëndësinë e veçantë që i jep tashmë Ballkanit Perëndimor. Ai do të mbështesë Miroslaw Lajçakun, të ngarkuarin special për dialogun Serbi -Kosovë si edhe të dërguarin e OKB-së në Bosnjë-Hercegovinë, Christian Schmdit, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.
Krahas tyre janë edhe Gabriel Escobar (SHBA) dhe Stuart Peach (Britania e Madhe) që po punojnë në emër të Perëndimit për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor.
“Kriza e Ukrainës i ka thelluar edhe më shumë hendeqet në rajon”, thotë Gresa Hasa, politologe nga Tirana dhe aktiviste feministe – siç preferon të vetëprezantohet ajo.
“Në ditët e fundit, Ambasada Ruse në Sarajevë ka lëshuar një breshëri kërcënimesh kundër sovranitetit të Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa Kosova, e cila ende nuk është njohur nga pesë vendet anëtare të BE-së, është drejtpërdrejt e ekspozuar ndaj çdo përpjekjeje për të destabilizuar rajonin”, përshkruan ajo gjendjen aktuale në rajon.
Por pikërisht tani, kur Perëndimi është më i bashkuar se kurrë më parë, ekziston edhe një shans që të sqarohen pozicionet e pazgjidhura më parë brenda BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, thotë Hasa.
“Z. Sarrazin mund të angazhohet për të bindur edhe pesë anëtarët e mbetur të BE-së që ta njohin Kosovën, Serbinë që të njohë krimet e regjimit të Milosheviqit ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut të mos ndërtojnë struktura paralele me BE-në siç është projekti i Ballkanit të Hapur”, thotë Hasa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Në këto zona në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm

Ruzhin: Maqedonia është në një situatë të vështirë, nga njëra anë ka ambicie evropiane, nga ana tjetër SHBA-të i ka aleate

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe