Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha deklaroi mëngjesin e kësaj të marte se nuk do t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes për t’u marr në pyetje nga Gjykata e Posaçme GJKKO.
Teksa po hynte në selinë blu, Berisha u pyet nga gazetarët nëse do të ishte prezentë në gjykatë në orën 14:00.
Në përgjigjen e tij, Berisha theksoi se nuk i ka kundërshtuar kurrë vendimet e organeve të drejtësisë, por me kushtin e vetëm që ato të jenë në përputhje me Kushtetutën.
Ish-kryeministri theksoi se ligji e ndalon që të merren masa sigurie ndaj deputetëve për shkak të imunitetit dhe ndaj ai do të respektojë procedurat kushtetuese.
“Kurrë nuk kam kundërshtuar dhe s’do kundërshtoj një urdhër të organeve gjyqësore me të vetmin kusht që ato të jenë në respect të Kushtetutës. I gatshëm t’i përgjigjem çdo pyetjeje, por kurrë për vendime anti kushtetuese.
Nuk e bëj për vete këtë. Jam njeriu që kam dërguar në parlament ligjin që vendoste barazin e plotë midis çdo zyrtari dhe qytetari në Kushtetutë, këtë ligj e ktheu me forcën e kartonit Edi Rama. Jam gati ta votoj nesër, por përderisa është në Kushtetutë nuk mund të pranojë asnjë lloj kompromisi për ta shkelur atë.
Përkundrazi po konsultohem me juristë dhe të tjerë, që të ndërmarr të gjithë hapat e tjerë në mbrojtje të Kushtetutës.
Në çdo kohë, unë jam i gatshëm të paraqitem, siç jam paraqitur kur më kanë thirrur, për t’u pyetur dhe për çdo gjë.
E vetmja gjë, që nuk mund të pranoj kurrë, të shkel Kushtetutën e vendit.
Të ndryshojmë Kushtetutën e vendit, jam autori i ligjit, që kjo mbrojtje nuk duhet të ekzistojë. Nuk duhet të ekzistojë, duhet të jenë të gjithë të barabartë.
Hajde atëherë të ndryshojmë Kushtetutën, por jo ta menderosim Kushtetutën. Për atë nuk jam dakord.
Sa kureshtje keni ju, unë besoj se me këto që u përgjigjem, jam korrekt fare.
Pra, piramida e trillimit, e mashtrimit dhe e falsifikimit do të shembet. Dhe ju garantoj ju siç ka ndodhur, e bazuar gjithçka në falsifikim, fshehje dokumentesh dhe mashtrime.
Kurse, nuk pengoj asnjë proces gjyqësor, hetimor, etj. E vetmja gjë, kjo është totalisht një formalitet, por një formalitet që buron nga Kushtetuta e vendit dhe unë nuk mund ta shkel”, tha Berisha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Drilon Iseni me profesion të ri: Jam në betejë të imazhit, avokatët kanë angazhim dinamik
ATIK u dorëzon partive politike propozimin për zhvillimin e sektorit të TIK-ut në Kosovë
I dehur në timon tentoi të korruptojë policinë rrugore, arrestohet 59-vjeçari në Durrës
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
26 vite pas, Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri