LAJMI I FUNDIT:

Berisha për rezultatet e LDK-së në zgjedhje: Liderët e saj punuan t’i mbajnë kotur anëtarësinë atje ku ishin para 20 vjete

Berisha për rezultatet e LDK-së në zgjedhje: Liderët e saj punuan t’i mbajnë kotur anëtarësinë atje ku ishin para 20 vjete

Ibrahim Berisha, një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare ka komentuar zhvillimet brenda LDK-së.

Profesori universitar, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka treguar se cila është arsyeja e humbjes së LDK-së.

Berisha ka thënë se liderët e LDK-së kanë punuar kotur për t’i mbajtur anëtarët e saj ku ishin para 20 vjetëve.


“Një nga arsyet kryesore të humbjes së LDK-së është se liderët e saj punuan t’i mbajnë kotur anëtarësinë atje ku ishin para 20 vjete. Ndërsa, nga atëherë në tregun elektoral kanë hyrë 20 gjenerata të reja që nuk duan të koten nën hijen e liderëve pa të ardhme”, ka shkruar Berisha.

Ibrahim Berisha, në vitin 1989 ishte një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Kryesinë e parë dhe të dytë të së cilës u zgjodh anëtar.

Menjëherë pas mbajtjes së Kuvendit të parë të LDK-së, themeloi dhe stabilizoi Qendrën për Informim të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila në vitin 1990 ndërroi emrin dhe u quajt Qendra për Informim të Kosovës( QIK ), njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori