LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Dënoj sulmin e policisë në kampin e muxhahedinëve që solli një viktimë

Berisha: Dënoj sulmin e policisë në kampin e muxhahedinëve që solli një viktimë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me aksionin e policisë në qendrën e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit, ku sipas MEK pretendohet se ka mbetur i vdekur një person.

Gjatë një konference për media Berisha theksoi se inkursioni banditesk i policisë është kryer me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Në reagimin e tij Berisha, shkruan se dënon dhunën që sipas tij solli një viktimë në kampin e muxhahedinëve.


“Inkursioni agresiv dhe banditesk i Policisë së Shtetit me urdhër të Edi Ramës në kampiun e refugjatëve iranianë, në Manzë përbën një krim të shëmtuar, përbën një dhunim flagrant të të gjitha ligjeve të vendit, konventave ndërkombëtare për refugjatët, traditës shqiptare dhe detyrimit që vjen nga kjo traditë.

Kaosi në kampin e muxhahedinëve, avokati Genc Gjokutaj: Viktima ka shenja dhune
Lexo po ashtu Kaosi në kampin e muxhahedinëve, avokati Genc Gjokutaj: Viktima ka shenja dhune

Dënoj me ashpërsinë më të madhe, terrorin fizik, psikologjik të gjithanshëm të ushtruar ndaj muxhahedinëve. Dënoj me ashpërsinë më të madhe, dhunën e egër fizike e cila ka pasur pasojë deri më tani 1 të vdekur me plagë të shumta dhe mbi 40 të plagosur, një pjesë e të cilëve janë në spitalet e vendit.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe veprimet dhe i konsideroj banditeske ato, pasi të gjitha objektet e konfiskuara janë marrë pa lënë asnjë dokument, asnjë procesverbal nga ana e Policisë së Tiranës”, tha Berisha.

Në trend Lajme

Më shumë
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
Kalo në kategori