LAJMI I FUNDIT:

Berisha akuzon ambasadorin britanik: Ka mashtruar në mënyrë të tmerrshme

Berisha akuzon ambasadorin britanik: Ka mashtruar në mënyrë të tmerrshme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Brisha akuzoi Ambasadorin Britanik në Tiranë, Alistair King-Smith se ka mashtruar në mënyrë të tmerrshme qeverinë e tij në bazë të korrupsionit.

“Autoritetet britanike nuk pranojnë të thonë se kemi fakte, por nuk i themi. Kanë kanal zyrtar, ligjor për të ndjekur çështjen. Unë i kam gjetur dhe do ua bëj shqiptarëve të gjitha publike. Në momentin e duhur”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se dezinformimi që ka bërë ambasadori Alistair King-Smith është i ulët.


“Një nga problemet më të mëdha të kësaj mafie në pushtet janë valixhet me euro që shpërndan për të blerë deklarata, vendime, për të deformuar realitetin. Këta emisarë të tipit Duçka nuk janë pa emër. Janë disa që lobojnë, që paguajnë dhe flasin në emër të tyre. Asnjë impresion nuk kam unë. Unë kontratën e kam me shqiptarët, me vlerat evropiane, por jo me mafian. Kurrë!”, deklaroi Berisha. /Telegrafi/