Bëri sukses me Senegalin në Kupën e Botës, por trajnerit Aliou Cisse nuk i jepet paga prej gjysmë viti

Trajneri i kombëtares së futbollit të Senegalit, Aliou Cisse, bëri sukses me kombëtaren afrikane në Kupën e Botës, por tashmë e gjen veten jashtë favorit të kreut të federatës.
Një gjë e pazakontë për sportin ndërkombëtar është raportuar në lidhje me pagat e papaguara.
Sipas mediumit senegalez Dsports, Cisse nuk ka marrë rrogë nga federata e futbollit për gjashtë muajt e fundit.
Paga e trajnerit thuhet se është 30 mijë euro në muaj.
Përveç 47-vjeçarit, prej gjysmë viti nuk e kanë marrë rrogën as kolegët e tij nga stafi profesional.
Kujtojmë se Cisse e udhëhoqi Senegalin deri në vendin e dytë në Grupin A në Botërorin e kaluar në Katar dhe në fazën e 1/16-tës skuadra afrikane u mposht nga Anglia me rezultat 3-0. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































