Benzema i del kundër klubit: Oferta e njëjtë, ose nuk luaj më

Marrëdhënia midis Karim Benzema dhe Al-Ittihad duket se ka marrë një kthesë të papritur. Deri tani, francezi ishte lider në fushë dhe ambasador jashtë saj, por negociatat për rinovimin e kontratës kanë krijuar tension.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Benzemës i ishte premtuar që paga e tij aktuale do të respektohej prej 50 milionë eurove neto në sezon, por oferta e fundit që mori ishte dukshëm më e ulët, gjë që e ka zemëruar sulmuesin.
Ai akuzon bordin se e kanë gënjyer dhe sipas gazetës As dhe gazetarit Santi Aouma, ka refuzuar të luajë përsëri për Al-Ittihad nëse kushtet nuk ndryshohen. Benzema ka konsideruar ofertën e re thuajse si të barabartë me të luajturit falas.
Pas largimit nga Real Madrid në kulmin e karrierës, Benzema vendosi të mos luante në Evropë dhe u transferua në ligën saudite, ku u bashkua me Cristiano Ronaldon dhe u bë një nga figurat kryesore të kampionatit, tërhequr nga oferta financiare të jashtëzakonshme.

Tani, thashethemet flasin për një rikthim të mundshëm në Evropë, ku shumë klube të mëdha mund të interesohen për një sulmues të klasit të lartë si Benzema. Alternativat e tjera, përfshirë MLS ose ligën saudite, mbeten të hapura, ndërsa francezi 38-vjeçar nuk po mendon ende për pension.
Sezonin e kaluar, Benzema luajti 35 ndeshje për Al-Ittihad në të gjitha garat, duke kaluar 3000 minuta në fushë, ku shënoi 26 gola dhe dha 9 asistime.
Ndërkohë 38-vjeçari këtë edicion në 21 ndeshje ka shënuar 16 gola. /Telegrafi/




















































