Site icon Telegrafi

Bendtner dënohet me burg

Futbollisti i njohur danez, Nicklas Bendtner, është dënuar me burg pasi rrahu një taksist.

Sulmuesi nga Danimarka ishte arrestuar muaj më parë pasi një taksist e akuzoi në polici për rrahje.

Bendtner besohet se ja ka thyer nofullën taksistit.

Gjykata e Qytetit të Kopenhagës e ka shpallur fajtor Bendtnerin për rrahje, duke e dënuar me 50 ditë burg.

Futbollisti ka konfirmuar se do ta apelojë këtë vendim.

Bendtner ka një karrierë mjaft të pasur prej futbollisti, duke reprezentuar edhe kombëtaren e Danimarkës. /Telegrafi/

Exit mobile version