Profesori dhe eksperti amerikan në shkenca politike, Alon Ben-Meir thotë se Bashkimi Evropian është i pakënaqur me mënyrën se si kryeministri Albin Kurti po e trajton dialogun.
Ai deklaron se qëndrimi i shefit të ekzekutivit “ka bërë zero progres dhe e ka armiqësuar BE-në”.
Sipas tij, Kosova pas procesit zgjedhor duhet të rimendojë pozicionin e saj në këtë proces. Profesori i Universitetit të Nju Jorkut në intervistën për KosovaPress, flet edhe për Asociacionin, për çka mes tjerash konsideron se Kosova e ka detyrim të fillojë me hapat drejt themelimit.
Eksperti i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir thotë se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka prodhuar rezultat, megjithatë e sheh të domosdoshme rikthimin në tavolinë të bisedimeve.
“Edhe pse dialogu nuk ka dhënë asnjë rezultat, mos dialogimi është padyshim një rrugë pa krye. Pra, pavarësisht dialogut, konkretisht pas zgjedhjeve të shkurtit mund të ecë përpara sepse mendoj se Kurti ka nxjerrë një sërë mësimesh gjatë katër viteve të fundit, se ky lloj qëndrimi ka bërë thjesht zero progres dhe e ka armiqësuar BE-në në vend që t’i afrohet BE-së.
Dua të them, imagjinoni se BE-ja vendosi sanksione ndaj Kosovës, jo ndaj Serbisë, sepse BE-ja është shumë e pakënaqur me Kurtin dhe mënyrën se si ai po i trajton këto negociata, këtë dialog.
Pra, dialogu duhet të rifillojë, por para se të rifillojë, vetë qeveria, vetë Kosova pas zgjedhjeve, sepse nuk pres që të ndodhë asgjë nga tani deri në shkurt, duhet të rimendojë pozicionin e saj nëse dëshiron të shkojë më shpejt në integrimin me BE-në, duhet të bëjë një lëvizje për të demonstruar se është e gatshme të negociojë në mënyrë specifike në një fushë që duhet ta bëjë në një mënyrë ose në tjetrën. Por sigurisht që kjo në vetvete nuk do të mjaftojë që Kosova të bëhet anëtare e BE-së, sepse ka çështje të tjera që Kosova duhet t’i përmbushë”, deklaron Ben-Meir.
Ben-Meir që është profesor pranë Qendrës për Çështje Globale në Universitetin e Nju Jorkut, thekson se Kurti duhet të punojë edhe me pesë vendet mos-njohëse të bllokut për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.
“Çështje të tjera që lidhen me BE-në për shembull, janë pesë vende të BE-së që ende nuk e njohin Kosovën. Dhe për të qenë pjesë e BE-së, të gjitha vendet e BE-së duhet të bien dakord unanimisht për të pranuar një anëtar të ri. Pra, këtu keni një detyrë tjetër ku Kurti duhet të fokusohet, të sigurohet që të punojë me këto pesë vende në përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet [e tyre] me Kosovën, siç janë këto pesë vendet evropiane; Spanja, Greqia, Sllovakia nuk e njohin Kosovën dhe kjo duhet të jetë pjesë e procesit pa të cilin Kosova nuk mund të bëhet anëtare e BE-së.
Pra, ka shumë çështje rreth kësaj, prandaj mendoj nëse Kurti bën një koncesion konsulent dhe e çon procesin përpara, disa nga këto pesë vende, vende evropiane që ende nuk e kanë njohur Kosovën, mund të ndryshojnë mendim kur shohin përparim, sepse disa prej tyre e lidhin drejtpërdrejt këtë me Serbinë. Ata thonë se përderisa Serbia dhe Kosova nuk e kanë njohur njëra-tjetrën, nuk duan ta njohin Kosovën. Kështu që … bie më shumë sot mbi Kosovën se sa Serbinë, sepse kjo lëvizje duhet bërë dhe kjo është arsyeja pse mendoj se është koha që Qeveria në Kosovë të rimendojë me kujdes qëndrimin e saj dhe duke kërkuar integrim duhet të shikojë hapat që duhen ndërmarrë, hapat konkretë që duhen ndërmarrë për të çuar përpara integrimin e procesit”, shton Ben-Meir.
Në intervistën për KosovaPress, profesori amerikan teksa flet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, thotë se Serbia duhet të ndalojë fushatën kundër njohjes së Kosovës.
“Pra, dhënia e autonomisë këtyre komunave në asnjë mënyrë nuk duhet të ndikojë negativisht në drejtimin e shtetit të Kosovës. Kjo është arsyeja pse unë kam thënë të tregojmë një vullnet të mirë dhe gjithashtu t’i demonstrojmë BE-së në veçanti se Kosova është e përgatitur të bashkëpunojë dhe të bashkëveprojë në mënyrë që të ecë përpara dhe të përpiqet të zgjidhë konfliktin me Serbinë. Pse është nga ana e Qeverisë Kurti që të ecë përpara me asociacionin e komunave, sepse kjo është diçka që është e detyrueshme dhe siç thashë më herët duhet t’u jepet një autonomi e caktuar.
Dhe kështu, kjo do të tregojë se Kurti po ecën përpara, kjo do të përmirësojë marrëdhëniet e Kosovës me BE-në, BE-ja ka insistuar se ky duhet të jetë një hap që duhet ndërmarrë, sepse mos harroni edhe Kosova pranoi ta bëjë këtë më shumë se 12 vjet më parë, dhe kjo nuk ndodhi. Pra, ky do të ishte një hap i mirë për të ecur përpara, por unë po them gjithashtu se Serbia duhet të reagojë disi.
Për shembull, duke i ndalur të gjitha përpjekjet e saj për t’i bërë vendet të çnjohin Kosovën, duke lejuar Kosovën të aplikojë dhe të pranohet në organizata ndërkombëtare, kjo duhet të jetë, duhet bërë ai lloj reciprociteti. E filluan, por më pas u ndalën përsëri. Pra, kjo është kështu për të bërë ndonjë lëshim të rëndësishëm si komunat, dhe Serbia duhet të bëjë të paktën një gjest vullneti të mirë, dhe se në të vërtetë nuk po ndodh aq shumë”, shprehet ai.
Ben-Meir, i cili një pjesë të karrierës së tij e ka kaluar duke u marrë me konfliktin izrealito-palestinez, konsideron se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova duhet të zgjidh çështjen e Asociacionit.
“Ky është një ngërç (dialogu) dhe kjo nuk do të ndryshojë, mendoj se tani Kurti përballet me zgjedhje të reja në shkurt, ai nuk do të dëshirojë të bëjë ndonjë lëvizje të madhe në këtë pikë. Dhe nëse ai rizgjidhet, unë personalisht do të thosha një këshillë, mendoj se duhet të lëvizni me komunat, të hyni në hiret e mira me BE-në, sepse kjo në fund të fundit do të jetë shumë e dobishme për vetë Kosovën”, shton Ben-Meir.
Në Raportin për vendin të Komisionit Evropian, Kosovës i kërkohet të fillojë procedurat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Eksperti për çështjet e Ballkanit Perëndimor shprehet se kjo çështje duhet të zgjidhet, pavarësisht se çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet mes të dyja vendeve.
“Komisioni ka avokuar që Kosova të ecë përpara me asociacionin, sepse komisioni e sheh këtë si një hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur për të filluar zbutjen e konfliktit midis dy palëve dhe duhet bërë një lëvizje. Atë që po them si një person i përfshirë në zgjidhjen e konflikteve, shikoj çështjet e ndryshme konfliktuale dhe i bëj vetes një pyetje, cilat çështje duhet të zgjidhen, pavarësisht se çfarë ndodh tjetër.
Pra, në këtë rast të veçantë, duke qenë se shumica dërrmuese në veri janë serbë, kjo çështje duhet të zgjidhet, kështu që duke u siguruar atyre një autonomi, ajo duhet të ndodhë në çdo rrethanë, pavarësisht se çfarë ka ndodhur, edhe nëse ka njohje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, kjo do të jetë ende një kërkesë për t’u arritur. Kjo është arsyeja pse unë po them se diçka duhet të ndodhë në një formë ose në një tjetër në çdo rrethanë.
Atëherë pse të mos bëni një lëvizje tani për të treguar fleksibilitetin e saj, sepse ju duhet të bëni një hap të tillë pavarësisht se çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet mes dy vendeve, përveç nëse ndodhë një luftë që nuk do të ndodhë pa marrë parasysh. Pra, kjo është ajo që po them, ne duhet të përqendrohemi në çështjet që duhet të zgjidhen në çdo rrethanë dhe kjo është një prej tyre”, shprehet ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme