LAJMI I FUNDIT:

Bellerin, objektivi numër një i Barcelonës

Bellerin, objektivi numër një i Barcelonës

Sipas medieve në Spanjë, mbrojtësi Arsenalit, Hector Bellerin ka dalë si objektivi kryesor i transferimeve të Barcelonës për këtë afat të verës.

Të gjithë mediat spanjolle dhe evropiane janë njëzëri për të ardhmen e mbrojtësit spanjoll, Hector Bellerin.

Sipas gazetës Marca, 22-vjeçari spanjoll do të ketë përparësi si prioriteti numër një i Blaugranëve në tregun e transferimeve, përcjell Telegrafi.


Bellerin: Nuk mendoj për tregun e transferimeve
Lexo po ashtu Bellerin: Nuk mendoj për tregun e transferimeve

Edhe raportet e mëparshme në El Mundo Deportivo dhe Diario Sport thonë se ai mund të jetë i destinuar për të kaluar në Camp Nou, pavarësisht nënshkrimit të një marrëveshje gjashtë-vjeçare në fillim të sezonit me Arsenalin.

Katalanasit kanë mungesë në krahun e djathtë të mbrojtjes pas largimit të Dani Alves në Juventus së bashku me formën e dobët dhe lëndimin e Aleix Vidal, duke e lënë vetëm Sergi Roberto si alternativë të këtij krahu.

“Refuzova Barcelonën dhe Manchester Cityn për Manchester Unitedin”
Lexo po ashtu “Refuzova Barcelonën dhe Manchester Cityn për Manchester Unitedin”

Bellerin u diplomua në akademinë La Masia të Barcelonës, përpara se të transferohej në skuadrën londineze në vitin 2011, ku ka bërë 102 ndeshje në katër sezonet në skuadrën e parë, duke shënuar tre gola.

Në raportet thuhet se Arsenali do të kërkojë 40 milionë euro për Bellerinin, ndërsa muajin e kaluar drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez pranoi se çdo marrëveshje me të do të ishte e vështirë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori