LAJMI I FUNDIT:

Bella Hadid vendosi ta përcjellë 2020-ën e lodhshme me një ngjyrë të re flokësh!

Bella Hadid vendosi ta përcjellë 2020-ën e lodhshme me një ngjyrë të re flokësh!

Ngjyra e re e flokëve të Bella Hadid do t’ju ndjekë gjithë 2021-shin!

Fije “të trasha” në ngjyrë portokalli të ndritshme që vetëm Bella Hadid mund t’i mbajë siç e meritojnë.

Së fundmi, modelja është parë rrugëve të New York-ut me flokët e rinj, të cilët i kishte përshtatur me veshjen sportive.

Edhe Bella si shumë të tjera nuk i rezistoi trendit më të famshëm të këtij viti; chunky highlights që janë më të dukshme në pjesën e ballukeve.

Jennifer Lopez, Kylie Jenner, Dua Lipa ishin ndër të parat që përforcuan lyerjen e veçantë, e cila duket se do të qëndrojë për një kohë të gjatë.

Kohët e fundit Hadid ka eksperimentuar më shumë se çdo herë tjetër me ngjyrat dhe prerjet e flokëve.

Nuk e dimë ç’po ndodh me Bella-n, por diçka po zihet!