Bejta: Gruevski i pari e propozoi dygjuhësinë në uniformat e policisë
Nevzat Bejta ka vazhduar me tregimet rreth bisedimeve në mes BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së në lidhje me qeverinë e re duke thënë se vet Nikolla Gruevski ka propozuar që në uniformat e policisë të ketë dygjuhësi, shkruan Telegrafi Maqedoni.
''Ky ishte propozim i tyre të cilin ne e pranuam ku thuhet që policët shqiptarë në uniformë të kenë edhe gjuhën shqipe. Ishte propozim i tyre mbi të gjitha që ne e pranuam si të tillë pasi është diçka pozitive.'' thotë mes tjerash Bejta në emisionin ''Rruga Drejt...'' /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































