Bëhuni gati për aventura me kamionçinën e Izusu, në të cilën mund edhe të përgatisni ushqim

Dëshironi të bëni aventura në një kamionçinë të madhe, e cila brenda saj ka gjithçka, përfshirë këtu edhe të gjitha pajisjet e kuzhinës?
Përgjigjen e kësaj pyetje e ka kompania japoneze Izusu, e cila e sjell versionin special të saj më të ri të Kamionçinave D-Max Arctic AT35, veturë e cila u shfaq këtë javë në Panairin e Veturave Komerciale në Birmingham.
Kjo veturë e krijuar nga ekipi britanik i Izusu me emrin Basecamp, është e bazuar në modelin bazë AT35, doli në shitje këtë muaj me çmimin fillestar prej rreth 56 mijë euro, transmeton Telegrafi.
Ajo ofron mundësinë për tërheqje me peshë deri në 3.5 ton, hapësirën për ngarkesë si dhe gomat e saj edhe për terrenet me baltë.
Tenda me peshë jo të madhe në të cilën mund të ngjitesh nga shkallët e instaluara në veturë, ka një dritare nga e cila dielli futet brenda gjatë ditës, dhe e cila ta ofron një pamje të bukur të yjeve gjatë natës, brenda saj ka edhe një hartë të botës e cila e zgjon shpirtin tuaj të aventurierit. /Telegrafi/
























































