LAJMI I FUNDIT:

Begaj niset drejt SHBA-së, kryeson delegacionin e Shqipërisë në punimet AP të OKB

Begaj niset drejt SHBA-së, kryeson delegacionin e Shqipërisë në punimet AP të OKB

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot (e diele) do të niset për në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara. Begaj do të kryesojë delegacionin shtetëror të Republikës së Shqipërisë, që do të marrë pjesë në javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme (AP) të Kombeve të Bashkuara.

Së bashku me kryetarët e shteteve/qeverive të të 193 vendeve anëtare të OKB-së, Begaj do të mbajë fjalën, në cilësi kombëtare, në debatin e përgjithshëm të AP të Kombeve të Bashkuara.

Gjithashtu, Begaj, do të marrë pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i cili do të mbahet në Nju Jork, në vigjilje të Sesionit të 78-të të AP të OKB.


Edhe në këtë forum, Presidenca shqiptare njofton se Begaj do të mbajë fjalën, në emër të Shqipërisë, në Segmentin e dedikuar të Dialogut të Udhëheqësve, përkrah kryetarëve të delegacioneve zyrtare të vendeve të tjera,

Presidenti Begaj gjatë periudhës së qëndrimit ne Nju Jork do tw zhvillojw edhe takime dypalëshe me krerë të tjerë shtetesh dhe zyrtarë të lartë amerikanë, por edhe me përfaqësues të shoqatave të diasporës shqiptare në SHBA..kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori