Dy prej artistëve më të suksesshëm të momentit janë padyshim këngëtari Butrint Imeri dhe reperi, Don Xhoni.

Dyshja kanë sjellë projekte të suksesshme gjatë vitit që po lëmë pas, të cilat u kthyen në hite dhe vazhdojnë të dëgjohen akoma.


Por, ata të dy këtë herë janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor, e që pritet të publikohet shumë shpejt.

butrint official 243708599 905521253387188 7702720021746069761 n 1 Foto: Butrint Imeri/Instagram

Kështu kanë lënë të kuptohen përmes postimeve të njëjta që ata kanë në llogaritë e tyre përkatëse të Instagramit.

Fillimisht ishte menaxheri i Butrint Imerit, Denis Avidu ai që postoi një foto ku shihet bashkë me këngëtarin dhe reperin.

don xhoni 256811933 1264317394067866 5630413686538989316 n Foto: Don Xhoni/Instagram

Më pas imazhi u shpërnda edhe nga Butrinit dhe Don Xhoni, të cilët e përshkruan si befasia e fundvitit.

“Kena me ua dridh kokën pasha Zotin e madh”, ka shkruar reperi nga Drenica në mbishkrimin e imazhit.

don xhonii Foto: Don Xhoni/InstaStory

Ndërkohë, të dy po shijojnë sukseset e këngëve të fundit, Don Xhoni bashkëpunimin që solli me Loredanën “Gjuj për to”, ndërsa Butrint Imeri me projektin “Kuku”. /Telegrafi/