LAJMI I FUNDIT:

Beckenbauer ironizon me Ozilin: Këndimi i himnit para lojës, e liron lojtarin më shumë se përtypja e çamçakëzëve

Beckenbauer ironizon me Ozilin: Këndimi i himnit para lojës, e liron lojtarin më shumë se përtypja e çamçakëzëve
Mesut Ozil (Getty Images)

Legjenda gjermane, Franz Beckenbauer i ka shtuar benzinë zjarrit në debatin mbi dështimin e ekipit kombëtar në Kupën e Botës, duke sugjeruar që skuadra të duhej të ishte më e uritur.

Skuadra kombëtare e drejtuar nga Joachim Low u eliminua në fazën e grupeve në Rusi, duke pësuar humbje shokuse kundër Meksikës dhe Koresë së Jugut.

Ozil ishte në shënjestër veçanërisht nga mediat si një arsye për dështimin, duke hapur një debat mbi racizmin ndaj lojtarëve me prejardhje te huaj në ekipin kombëtar dhe duke e çuar atë drejt pensionimit nga detyra ndërkombëtare.


Ozil reagon zyrtarisht pas akuzave për takimin e tij me Erdoganin: Kam një zemër gjermane dhe një turke, folëm vetëm për futbollin
Lexo po ashtu Ozil reagon zyrtarisht pas akuzave për takimin e tij me Erdoganin: Kam një zemër gjermane dhe një turke, folëm vetëm për futbollin

Ndërkohë, Beckenbauer ka pohuar se ka mungesë të dëshirës nga lojtarë të caktuar, ku i etiketuari mendohet të jetë pikërisht Ozil.

Franz Beckenbauer

“Nga jashtë, unë gjithashtu kisha përshtypjen se pasioni ishte paksa i zhytur nga ai para katër viteve që nga fitorja e Kupës së Botës”, ka thënë fillimisht ai për Bild.

“Prandaj, nevojitet një rindërtim me lojtarë të uritur, nevojiten lojtarë të nxehtë për kombëtaren”.

Ozil tërhiqet nga kombëtarja e Gjermanisë: Nuk do ta pranoj kurrë panjerëzinë, mosrespektin dhe racizmin
Lexo po ashtu Ozil tërhiqet nga kombëtarja e Gjermanisë: Nuk do ta pranoj kurrë panjerëzinë, mosrespektin dhe racizmin

“Kënga e himnit kombëtar gjithashtu luan një rol. Kush këndon himin para lojës, e liron veten shpirtërisht më shumë se përtypja e çamçakëzëve”, përfundoi Beckenbauer.

Ndryshe, Ozil ka zhvilluar 92 ndeshje për Gjermaninë dhe ka shënuar 23 gola, duke luajtur edhe një rol të madh në fitimin e Botërorit në Brazil në vitin 2014, ku fituan ndaj Argjentinës në vazhdime me rezultat 1-0. /Telegrafi/

Effenberg: Ozil dhe Gundogan duhet të largohen nga Kombëtarja e Gjermanisë
Lexo po ashtu Effenberg: Ozil dhe Gundogan duhet të largohen nga Kombëtarja e Gjermanisë

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Liga e Kampionëve
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Ligat tjera
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Premier League
Kalo në kategori