LAJMI I FUNDIT:

Bebet që ushqehen me shishe nuk janë më pak të lidhura me nënën sesa bebet që ushqehen me gji

Bebet që ushqehen me shishe nuk janë më pak të lidhura me nënën sesa bebet që ushqehen me gji

Ekspertë të shumtë të shëndetit pas lindjes kanë mbrojtur prej kohësh ushqyerjen me gji si një alternativë më të mirë për të ushqyer një fëmijë, në krahasim me ushqyerjen me shishe, për të përmirësuar marrëdhënien prind – fëmijë

Por një studim i ri i kryer nga Universiteti Lincoln zbuloi se nënat që përdornin një shishe për të ushqyer fëmijët e tyre kishin një lidhje po aq të fortë sa nënat që ushqenin me gji.

Pyetësorët i plotësuan 3.000 nëna dhe u pyetën për shenjat e ankthit dhe treguesit e një marrëdhënieje pozitive fëmijë – prind.


Nuk u gjet asnjë tregues i lidhjes më të fortë te nënat që ushqejnë fëmijën me gj, transmeton Telegrafi.

“Literatura aktuale bazohet në idenë se ushqyerja me gji lehtëson lidhjen. Studimi ynë është në përputhje me disa studime empirike që nuk e tregojnë atë lidhje”, tha studiuesja Abigail Davis.

Pavarësisht se si ndikon në lidhjen, ushqyerja me gji është një mënyrë natyrale që nënat t’i furnizojnë foshnjat e tyre me të gjithë ushqimin që u nevojitet në muajt e parë të jetës. Gjithashtu mund të ndihmojë nënat të shërohen më shpejt nga lindja.

Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandojnë ushqyerjen ekskluzive me gji për gjashtë muajt e parë të jetës së një fëmije. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Çfarë duhet të bëni që deodoranti të zgjasë më shumë, a e keni ditur këtë truk?

Çfarë duhet të bëni që deodoranti të zgjasë më shumë, a e keni ditur këtë truk?

Femra
Sa shpesh duhet t'i prisni flokët?

Sa shpesh duhet t'i prisni flokët?

Femra
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët

Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët

Në çift
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Fëmijët ndonjëherë duhet të sfidojnë autoritetin e prindërve, ja pse është mirë

Fëmijët ndonjëherë duhet të sfidojnë autoritetin e prindërve, ja pse është mirë

Fëmija juaj
Pija në të cilën betohet Melania Trump: Zvogëlon apetitin, dëshirën për ëmbëlsira dhe përshpejton humbjen e peshës trupore!

Pija në të cilën betohet Melania Trump: Zvogëlon apetitin, dëshirën për ëmbëlsira dhe përshpejton humbjen e peshës trupore!

Kalo në kategori