LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha qesh me këngën e Naim Krasniqit: Ballkanasit mund të bëjnë muzikë nga gjithçka

Bebe Rexha qesh me këngën e Naim Krasniqit: Ballkanasit mund të bëjnë muzikë nga gjithçka

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e vë gjithmonë në dukje se është krenare për prejardhjen e saj.

Megjithëse është lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bleta (emri i vërtetë i artises) është rritur nën frymën dhe kulturën shqiptare.

Ajo herë pas here shfrytëzon rrjetet sociale, për të ndarë me miliona ndjekës të saj fakte apo detaje interesante rreth shqiptarëve.


Së fundmi, Rexha publikoi në InstaStory një video nga European Comedy, të cilët kishin publikuar një këngë popullore të grupit Polifonia, përkatësisht të Naim Krasniqit dhe Ezo Menic.

Kënga titullohet “Telefoni” dhe është një miksim i ritmeve popullore me tringëllimën e famshme të Viber-it.

“Ballkanasit do të bëjnë muzikë nga gjithçka”, shkruhet në videon që 32-vjeçarja ka ndarë me 10.7 milionë ndjekësit e saj në rrjetin socical Instagram.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Mesa duket, artistes së hitit “In the name of love”, i ka ardhur për të qeshur me të parë tashmë se njerëzit anë e mbanë botës e dinë që ballkanasve u duhet vetëm pak ritëm për të krijuar diçka të bukur.

Bebe Rexha përndryshe po përmbyll një vit të suksesshëm, me nxjerrjen në treg të albumit të saj të dytë në karrierë, “Better Mistakes” gjatë muaji maj, i cili është pritur kryesisht mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Magazina

"O idiote ik", G Bani eskalon në dhunë verbale ndaj Valbonës - detyrohen banorët e tjerë të ndërhyjnë

Magazina
Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës: Njerëzit më thonë që pas saj duhet të bëhem unë presidente

Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës: Njerëzit më thonë që pas saj duhet të bëhem unë presidente

Magazina
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Magazina
Kalo në kategori