Bebe Rexha është një nga ato personazhe që gjithmonë komentohet për dukjen e saj.

Kohëve të fundit është vënë në vëmendjen e mediave rozë fakti se 33-vjeçarja ka shtuar shumë në peshë, e që vet ajo e ka shpjeguar këtë si një problem shëndetësor.


Rexha ka treguar se vuan nga sindroma e vezoreve policistike dhe se ilaçet që merr për ta trajtuar këtë çrregullim, kanë efekt anësor shtimin në peshë.

331057871 494897509509342 3253445487085504218 n

Sido që të jetë, artistja me origjinë shqipotare ishte krejt ndryshe në fillimet e karrierës në vitin 2010, kur nuk e nisi karrierën solo por si pjesë e një grupi të quajtur “Black Cards”.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një fotografi të realizuar shumë vite më parë, kur ajo ishte shumë e dobët dhe zeshkane.

bebe3 1

Me kalimin e viteve, Bebe Rexha bëri një ndryshim drastik në dukje duke u shndërruar në një bionde të theksuar dhe duke shtuar disa kilogramë.

Artistja shqiptare me famë botërore është duke shijuar së fundmi suksesin e albumit të saj më të ri, “Bebe”, të cilin e nxori në shitje para disa javësh. /Telegrafi/

335739459 1415254289241684 8969660292086959888 n 1