LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha publikon “Deep In Your Love” në bashkëpunim me Alok

Bebe Rexha publikon “Deep In Your Love” në bashkëpunim me Alok
Bebe Rexha (Foto: Just Jared)

Një bashkëpunim ndërkombëtar që premton të ringjallë listat muzikore ka ardhur.

Bebe Rexha, ylli shqiptar që ka arritur të përhapë muzikën e saj në çdo cep të botës, ka bashkuar forcat me DJ-in e famshëm brazilian Alok për të krijuar hitin e ri “Deep in your love”.

Ky është publikimi i saj i parë muzikor për vitin 2024 dhe pritet të mbushë vallen me energji dhe ritme që të shkrijnë zemrat e dëgjuesve.


View this post on Instagram

A post shared by Alok (@alok)

Kënga “Deep in your love” shënon një hap të rëndësishëm për Bebe Rexhën në tregun ndërkombëtar të muzikës. Me një ndjesi elektrizuese dhe një tekst që kap menjëherë vëmendjen, bashkëpunimi me Alok sjell një sintezë të stileve të ndryshme dhe një eksperimentim të freskët që tregon elasticitetin artistik të Bebës.

Ndërkohë, Rexha vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes me nominimin e saj për çmimin “Kënga më e mirë rimtike pop” në “Grammy Awards 2024”. Nominimi i saj për këngën “One In A Million”, në bashkëpunim me prodhuesin e njohur David Guetta, është një dëshmi e mëtejshme e talentit dhe punës së palodhshme të këngëtares në industrinë e muzikës.

Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Ky është nominimi i katërt i Bebe Rexhës për një çmim Grammy, dhe ajo e shpreh hapur shpresën e saj për të marrë këtë herë të shumë ëndërruarin trofe.

Me një profil që vazhdon të ngjitet në tregun muzikor dhe një bazë fansash që zgjerohet me çdo këngë të re, Bebe qëndron si një prej artisteve të pakta që mund të mburren me një karrierë kaq të pasur në këtë moshë relativisht të re. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Kalo në kategori