LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha: Dje telefonova terapistin tim, ndjehem keq me veten sikur nuk po mund të bëj asgjë

Bebe Rexha: Dje telefonova terapistin tim, ndjehem keq me veten sikur nuk po mund të bëj asgjë
Bebe Rexha (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Bebe Rexha po tregohet atraktive për fansat teksa qëndron në izolim social.

Ylli 30-vjeçar të premten zgjodhi të qetësojë fansat e saj me një këngë të njohur të viteve 70’, të titulluar “Killing Me Soft”, shkruan DailyMail.

“Të këndoj një këngë të vogël, e lumtur në shtëpi, e mërzitur në shtëpi, karantinë-karaoke”, shkroi Bebe Rexha në mbishkrimin e vidos, e cila e shfaqte atë duke kënduar në dhomën e saj të ndenjes.


Ajo e shoqëroi veten në piano, instrument në të cilin mësoi të luante si fëmijë së bashku me trumpetën dhe kitarën.

Me flokët e mbështjellura lartë, bukuroshja bionde interpretoi për ndjekësit këtë këngë me shumë emocione.

"Dhimbje, paragjykime e shumë vuajtje", Bebe Rexha flet hapur për problemet që shëndeti mendor i ka sjell gjatë gjithë jetës së saj
Lexo po ashtu "Dhimbje, paragjykime e shumë vuajtje", Bebe Rexha flet hapur për problemet që shëndeti mendor i ka sjell gjatë gjithë jetës së saj

Me muzikë nga Charles Fox dhe tekst nga Norman Gimbel, kënga u frymëzua nga këngëtarja Lori Lieberman e cila bëri regjistrimin origjinal të këngës.

Kënga së pari u bë hit kur u këndua nga Roberta Flack, duke u bërë një këngë me dy çmime “Grammy” të fituara.

Në vitin 1996, grupi i hip hop-it, Fugees publikuan një tjetër ‘cover’ të këngës “Killing Me Soft” të udhëhequr nga Lauryn Hill, dhe ata fituan një çmim “Grammy” gjithashtu.

Bebe Rexha ende beqare: Kanë kërkuar dorën time për martesë kur isha 16 vjeçare
Lexo po ashtu Bebe Rexha ende beqare: Kanë kërkuar dorën time për martesë kur isha 16 vjeçare

Këtë javë Bebe Rexha u shfaq në një lidhje direkte me Miley Cyrus në Instagram, dhe tregoi se si po ia kalon gjatë ditëve të izolimit për shkak të pandemisë.

Bebe Rexha (Foto: Cindy Ord/Getty Images/Guliver)

“Unë thjesht kam qenë duke komunikuar në ‘FaceTime’ me të gjithë ata që i njoh dhe jam përpjekur të bëj – unë në fakt thirra terapistin tim dje”, zbuloi Bebe Rexha.

“E pyeta, i thashë: ‘Çfarë mund të bëjmë në këto kohë?’ Për shkak se ndjehem sikur jam shumë keq me veten time dhe është një kohë e vështirë për mua, ndjehem sikur nuk jam duke bërë asgjë në jetën time”, tha këngëtarja me origjinë shqiptare.

Terapisti i saj shpjegoi se: “Ne duhet të jemi thjesht të mirë për veten tonë, dhe e vetmja gjë që ndihmon më shumë është të kemi disi një orar për ato pak gjëra që do të bëjmë për momentin”. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Jason Kempin/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse

Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse

Magazina
LIVE: Finalja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, befasi të njëpasnjëshme për banorët

LIVE: Finalja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, befasi të njëpasnjëshme për banorët

"Kam një kontratë për të respektuar, unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës", Olta Gixhari shpjegon heshtjen për motrën e saj

Magazina
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova

Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova

Magazina
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin

I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin

Magazina
Xheneta surprizohet nga një sfidë unike në rolin e moderatores, teksa takohet me vëllain e saj

Xheneta surprizohet nga një sfidë unike në rolin e moderatores, teksa takohet me vëllain e saj

Magazina
Kalo në kategori