Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qëndruar në heshtje këtë fillim-vit.

Ajo nuk është parë shumë aktive në rrjetet sociale, teksa ka shijuar në privatësi kohën me familjarët dhe të dashurin e saj.


32-vjeçarja e cila ka javë që nuk kishte publikuar ndonjë imazh për ndjekësit e saj, i befasoi ata të shtunën me një sërë fotografish.

Postimi nisi me një fotografi, ku bukuroshja bionde pozoi e veshur me pantallona të zeza dhe një bluzë shumë të hapur te pjesa e dekoltesë.

beberexha 269608634 517402006338350 723558394360627827 n

Tutje, Rexha vazhdoi me publikimin e të tjera fotografive, të cilat përfshinin shoqërinë e saj, të dashurin, si dhe vëllanë e saj, Florentin.

beberexha 273189470 716503282648791 4901608707890800018 n

Diku në një tjetër fotografi, interpretuesja e hitit “I’m a mess” u shfaq duke pozuar në prehrin e të dashurit, Keyan Safyari.

beberexha 258763060 1316850512121056 321060164638953194 n

Çifti, i cili janë në lidhje prej më shumë se dy vitesh, gjatë muajit janar kanë shijuar së bashku një pushim dimëror në malet e Los Angelesit dhe një prej fotografive të publikuara në Instagram, përfshin atë periudhë.

Bebe Rexha përndryshe ka kohë që nuk ka publikuar muzikë të re, gjersa ka paralajmëruar për fansat, se do të sjellë shumë shpejt diçka të re. /Telegrafi/