Beatrix Ramosaj rikthehet në muzikë pas tre vitesh

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, është shumë e dashur për publikun e gjerë.
Ajo për disa kohë nuk ka qenë aktive sa i përket prurjeve të reja muzikore, duke numëruar tre vite pa ndonjë këngë të re.
Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka paralajmëruar fansat se është duke u rikthyer së industrinë muzikore.
Ajo publikoi një fotografi me Eugent Bushpepan, ndërsa ky i fundit po qëndronte në një motoçikletë.
“Ju kam munguar?”, shtroi pyetjen Beatrix në përshkrim.
Padyshim që admiruesit e muzikës së saj komentuan në postim, duke treguar se mezi presin këngën e re.
Vlen të përmendet se para tre vitesh ajo lansoi “Pa ndjenjë”, që vazhdon të dëgjohet edhe në ditët e sotme. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/12/2020
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































