LAJMI I FUNDIT:

Beatrix Ramosaj flet pas daljes nga Big Brother VIP: Isha e mpirë dhe e inatosur pse e kisha ndrydhur veten emocionalisht

Beatrix Ramosaj flet pas daljes nga Big Brother VIP: Isha e mpirë dhe e inatosur pse e kisha ndrydhur veten emocionalisht
Foto: Top Channel

Edhe pse kanë kaluar javë që kur këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj u eliminua nga shtëpia e famshme, ajo mbetet mjaft e komentuar.

Interesimi ka ngjallur edhe rrugëtimi i saj jashtë shtëpisë, për të cilën këngëtarja e njohur ka folur për herë të parë sot (e diel) si e ftuar në ‘Fan Club’.

Beatrix tha se ditët e para pas daljes ishin shumë të vështira dhe ndihej si e mpirë, ndërsa u shpreh se po i mungojnë banorët, sidomos partneri i saj, aktori Donald Veshaj, me të cilin nisi një histori dashurie brenda shtëpisë.


Foto: Top Channel

“Kam shumë mall për të gjithë banorët, më mungojnë shumë. Janë bërë si familje për mua. Më kanë dhënë dashuri pa kushte, më kanë qëndruar afër në momentet më të vështira dhe dukej edhe në fund që unë mezi po ndahesha me ta pasi jam lidhur shumë me ta dhe i konsideroj shumë të afërt”, tha fillimisht Beatrix.

Këngëtarja tha se pas daljes është ndje e inatosur me veten se pse ishte munduar të ia ndalonte vetes emocionet.

Foto: Top Channel

“Kam kaluar disa faza pas daljes, e para kam qenë shumë e inatosur me veten time, se si i kisha përjetuar gjërat, që e kisha ndrydhur veten aq shumë emocionalisht në të gjitha format, isha futur në një botë shumë të errët. Në atë gjendje nuk kisha më fuqi as të flisja, as të mendoja pak më pozitivisht”, tha tutje ajo.

Më pas, Beatrix tha se i vendosi gjërat në peshore dhe e kuptoi që kishte më shumë gjëra pozitive që e bën të ishte më e qetë.

Kujtojmë që menjëherë pas daljes, ajo ka lansuar këngën “Faj” që ia dedikoi Donaldit dhe eksperiencës së saj në BB VIP. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania

Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Magazina
“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

Magazina
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Magazina
Zhaklin Lekatari: Gjesti është fenomen dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother

Zhaklin Lekatari: Gjesti është fenomen dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother

Magazina
Kalo në kategori