Një pilot rus kishte tentuar të rrëzojë një aeroplan vëzhgues të Forcave Ajrore të Britanisë së Madhe, pasi që kishte menduar se ka leje për të qëlluar, raporton BBC.
Gjithashtu thuhet se piloti kishte shkrepur dy raketa, ku e para nuk e kishte goditur, e jo prishur siç ishte pretenduar asokohe. Rusia pretendoi se incidenti shtatorin e kaluar ishte shkaktuar nga një “defekt teknik”, transmeton Telegrafi.
Ministria britanike e Mbrojtjes asokohe pati pranuar publikisht shpjegimin rus. Megjithatë, tre burime të larta perëndimore të mbrojtjes të njohura me incidentin, kanë konfirmuar tani për BBC se komunikimet ruse të përgjuara nga një aeroplan i britanikëve japin një pamje shumë të ndryshme me versionin zyrtar.
Aeroplani i forcave ajrore britanike po fluturonte në një mision vëzhgimi mbi Detin e Zi në hapësirën ajrore ndërkombëtare më 29 shtator të vitit të kaluar, kur u ndesh me dy aeroplanë luftarakë rusë SU-27. Komunikimet e përgjuara tregojnë se një nga pilotët rusë mendoi se i ishte dhënë leja për të gjuaj aeroplanin britanik, pas urdhrave të paqarta nga një stacion tokësor rus.
Piloti i dytë rus e interpretoi urdhrin ndryshe, u habit dhe shante shokun e tij kur shkrepi raketën e parë. Ministria britanike e Mbrojtjes nuk do të japë detaje të komunikimeve ruse.
“Qëllimi ynë gjithmonë ka qenë të mbrojmë sigurinë e operacioneve tona, të shmangim përshkallëzimin e panevojshëm dhe të informojmë opinionin dhe komunitetin ndërkombëtar”, tha zëdhënësi i Ministrisë.
Ndërsa dy SU-27 ruse iu afruan aeroplanit spiun të britanikëve, ata morën një mesazh nga kontrollori i stacionit të tyre tokësor. Një burim perëndimor tha për BBC se pilotët rusë morën mesazhin “ju keni një objektiv”. Kjo gjuhë e paqartë u interpretua nga njëri prej pilotëve rusë si leje për të qëlluar.
Gjuha e përdorur tregonte një shkallë të lartë joprofesionalizmi nga ana e të përfshirëve, thanë burimet. Në të kundërt, pilotët e NATO-s përdorin një gjuhë shumë të saktë kur kërkojnë dhe marrin leje për të gjuajtur. Piloti rus lëshoi një raketë ajër-ajër që u lëshua me sukses, por nuk arriti të godiste objektivin e saj. Ishte një huqje, jo prishje, pretendon BBC.
Burimet e mbrojtjes theksuan se më pas shpërtheu një debat mes dy pilotëve rusë. Piloti i SU-27 të dytë nuk mendoi se kishin marrë leje për të qëlluar. Sidoqoftë, piloti i parë hodhi një tjetër raketë. BBC ka informacione se raketa e dytë thjesht ka rënë nga krahu, që do të thotë se ishte prishur ose se lëshimi ishte ndërprerë.
Tre javë më vonë, qeveria britanike konfirmoi se incidenti kishte ndodhur dhe pas një shpjegimi nga Ministria ruse e Mbrojtjes, u quajt një “defekt teknik”. Në një deklaratë për ligjvënësit më 20 tetor, sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, e quajti atë një “angazhim potencialisht të rrezikshëm”. Por ai pranoi shpjegimin rus.
“Ne nuk e konsiderojmë këtë incident si një përshkallëzim të qëllimshëm nga rusët dhe analiza jonë bie dakord se ka ndodhur për shkak të një defekti teknik”, tha ai.
Megjithatë, rrjedhjet e fshehta të inteligjencës kanë zbuluar se ushtria amerikane ka qenë më e ashpër për atë që ka ndodhur.
Në një seri dokumentesh të publikuara në internet nga aeroplani amerikan Jack Teixera, i njëjti incident u përshkrua si një “gati rrëzim”.
“Incidenti ishte shumë më serioz se sa ishte portretizuar fillimisht dhe mund të kishte përshkallëzuar në një akt lufte”, raportoi New York Times. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musk po shkakton telashe në Evropë – çfarë përfiton ai nga kjo?
Erërat më të fuqishme në 27 vjet godasin Britaninë dhe Irlandën, një i vdekur dhe gati një milion pa energji elektrike
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1
Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova