LAJMI I FUNDIT:

Bayerni rikthen interesimin për Sane

Bayerni rikthen interesimin për Sane
Leroy Sane (Foto: GettyImages/Guliver)

Bayern Munichu ka filluar sot (8 korrik) stërvitjet për ndeshjet parasezonale, derisa kanë 17 lojtarë në skuadër.

Niko Kovac ka bërë të ditur ditë më parë se ka nevojë edhe për katër lojtarët të tjerë, të cilët bavarezët do t’i kërkojnë në këtë afat kalimtar.

Skuadra gjermane është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Leroy Sane, mirëpo Manchester City po i kërkon 100 milionë euro për kartonin e tij.


Leroy Sane (Foto: Harry Trump/Getty Images/Guliver)

Bayerni fillimisht zbehu interesimin për anësorin gjerman, mirëpo tani është rikthyer sërish me një ofertë të përmirësuar.

Komplikohen gjërat, presidenti i Bayernit: Paratë që po kërkojnë City e Sane janë çmenduri
Lexo po ashtu Komplikohen gjërat, presidenti i Bayernit: Paratë që po kërkojnë City e Sane janë çmenduri

Kampionët e Bundesligas kanë bërë javë më parë një ofertë rreth 80 milionë eurosh, ndërsa tani po planifikojnë të ofrojnë 90 milionë.

Bavaraezët janë në garë po ashtu edhe për transferimin e Ousmane Dmbeles nga Barcelona dhe Cengiz Underit nga Roma, derisa ky i fundit duket si opsion më i mundshëm për t’u realizuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori