Bayern Munich është pranë transferimit të sulmuesit kanadez Jonathan David.

Sulmuesi kanadez ka shpërthyer këtë edicion në elitën e futbollit belg me Gentin duke shënuar thuajse në çdo ndeshje.


20-vjeçari ka shënuar 23 gola dhe ka bërë 10 asistime në të gjitha garat duke u bërë ndër lojtarët e rinj më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Inter, Roma, Milan, Liverpool, Arsenal, Borussia Dortmund apo Chelsea janë vetëm disa nga skuadrat që po kërkojnë lojtarin.

Jonathan David 2

Por duket se garën për të e ka fituar gjiganti gjerman Bayern Munich, pasi raportuar se drejtuesit bavarez kanë marrë pëlqimin e lojtarit dhe agjentit të tij për t’iu bashkuar në Allianz Arena.

Ishte pikërisht agjenti i lojtarit që javë më parë deklaruar se klienti i tij do të dëshironte të luante në Bundesliga.

David do të ishte i kënaqur të bashkohet me Bayernin pasi aty do të gjente edhe bashkëkombësin e tij kanadez Alphonso Davies.

jonathan david jubelt fuer kaa gent 1536156080 17525

Kampionët në fuqi të Gjermanisë tani shpresojnë të mbyllin marrëveshjen me Gent, ku skuadra belge shpreson të fitojë mbi 20 milionë euro nga shitja e yllit të tyre. /Telegrafi/

telegrafi sport app