Bayern Munich po synon nënshkrimin e fituesit të Golden Boy, Pedri nga Barcelona, pavarësisht klauzolës së lirimit.
Sezonin e kaluar spanjolli u shfaq në skenë me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme për Barçën, pavarësisht se ishte vetëm në sezonin e tij të parë në ligën e parë spanjolle pas nënshkrimit nga Las Palmas.
Adoleshenti bëri aq shumë përshtypje sa luajti në Euro 2020 për Spanjën, dhe më pas në Lojërat Olimpike, në një sezon të çmendur ku luajti 70 herë në 11 muaj.
Kjo formë i dha 18-vjeçarit një marrëveshje të re në Nou Camp që zgjat deri në vitin 2026, me Barçën duke shtuar një klauzolë të madhe lirimi prej 830 milionë euro për të mbajtur larg skuadrat e tjera.
Sidoqoftë, kjo thuhet se nuk ka funksionuar me Bayernin të gatshëm për të bërë një lëvizje për mesfushorin, sipas AS, me gatishmërinë e gjermanit për të katërfishuar pagën e lojtarit.
Ndërsa kampionët e Bundesligës nuk do t’i afroheshin klauzolës së lirimit të transferimit të lojtarit, ata besohet se janë gati të thyejnë rekordin e tyre për një transferim.
Aktualisht Lucas Hernandez është lojtari më i shtrenjtë në histori të tyre prej 80 milionë eurosh nga Atletico Madrid në vitin 2019, gjersa për spanjollin mund të paguajnë 100 milionë.
Pedri mund të kushtojë shumë më tepër, duke marrë parasysh se sa mirë ka nisur karriera e tij dhe sa kohë i ka mbetur të luajë në nivelin e lartë, që mund të jenë edhe 15 vite të tjera.
Ai tashmë konsiderohet si lojtari më i mirë i ri në botë, pasi u emërua Golden Boy në fillim të kësaj jave, duke mposhtur Jude Bellingham.
Ndërsa Xavi nuk do të dëshironte të humbiste një lojtar kaq të talentuar, problemet financiare të Barçës mund të bëjnë që klubi të jetë i gatshëm ta shesë atë, edhe nëse menaxheri nuk është i gatshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Lirohen dy të arrestuarit për plagosjen e së mërkurës në Bielefeld, pas seancës për vrasjen e boksierit kosovar

A do t'i hiqen titujt Man Cityt? Zbulohen detajet më të reja për 115 akuzat

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet