Bayerni fiton pa problem në udhëtim te Dusseldorfi

Ashtu edhe siç pritej, Bayern Munich fitoi lehtësisht si mysafirë i Fortuna Dusseldorfit me rezultat 1-4 në kuadër të xhiros së 29-të në Bundesliga.
Skuadra bavareze ishte më e mirë dhe në fund mori një fitore të merituar.
Goli i parë në takim u shënua nga Kingsley Coman në minutën e 15-të, francezi u tregua edhe një herë i saktë në minutën e 41-të dhe me rezultatin 0-2 përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë shënoi edhe Serge Gnabry (55'), kurse golin e nderit për vendasit e shënoi nga pika e bardhë Dodi Lukebakio (89'). Në minutat shtesë të ndeshjes për bavarezët shënoi edhe Leon Goretzka.
Pas kësaj fitore Bayern Munich renditet në vendin e parë me 67 pikë, Fortuna Dusseldorf i dhjeti me 37 pikë.
Në xhiron e radhës Bayeri luan me Werder Bremenin, kurse Dusselforfi ndaj Mainzit. /Telegrafi/



















































