Bayern Munichu triumfoi ndaj Wolfsburgut me rezultat 6-0 në Bundesliga.

Bavarezët ishin dukshëm më të mirë dhe për skuadrën e Niko Kovac kjo ishte një fitore e lehtë.


Goli i parë në takim u shënua nga Serge Gnabry (34'), ndërsa pas tre minutash shënoi edhe Robert Lewandowksi.

Festivali i golave në pjesën e dytë u fillua nga James Rodriguez (52'), ndërsa u vazhdua nga Thomas Muller (76'), Joshua Kimmich (82') dhe Lewandowaki (85').

Pas kësaj fitore Bayerni e merr kreun në Bundesliga, me pikë të barabarta me Borussia Dortmundin.

Ekipi i Kovac renditet në vendin e parë me 57 pikë, ndërsa Wolfsburgu ne pozitën e shtatë me 39 pikë.

Në xhiron e radhës Bayerni luan ndaj Mainz, kurse Wolfsburgu kundër Dusseldorf. /Telegrafi/

telegrafi sport app