Bayerni fiton duelin e prestigjit, por PSG vazhdon nga vendi i parë (Video)

Bayern Munichu ka fituar me rezultat prej 3-1 kundër Paris Saint-Germainit në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Robert Lewandowski e zhbllokoi rezultatin që në minutën e tetë të ndeshjes.
Ndërkaq, Corentin Tolisso e shënoi golin e dytë (37') dhe e vendosi rezultatin e pjesës së parë.
Në gjysmën e dytë, Kylian Mbappe realizoi me kokë (50'), pas një asistimi të bukur nga Edinson Cavani.
Tolisso e shënoi edhe golin e dytë personal (69') duke e vendosur edhe rezultatin përfundimtar të takimit.
Paris Saint-Germaini kualifikohet nga vendi i parë në Grupin B, kurse Bayern Munichu vazhdon tutje nga vendi i dytë.
Të dyja skuadrat kanë nga 15 pikë, mirëpo ekipi francez ka golaverazh më të mirë nga përballjet direkte.
Celticu do të luajë në Ligën e Evropës, pasi ka golaverazh më të mirë nga përballjet e drejtpërdrejta kundër Anderlechtit. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x6b4bkf
https://www.dailymotion.com/video/x6b4bgo
https://www.dailymotion.com/video/x6b4cr7
https://www.dailymotion.com/video/x6b4dul













































