LAJMI I FUNDIT:

Bayerni dhe Chelsea në bisedime për shkëmbimin e madh të yjeve

Bayerni dhe Chelsea në bisedime për shkëmbimin e madh të yjeve

Qetësia që kishte kapluar Bayern Munich gjatë afatit kalimtar dimëror duket se do të marr fund së shpejti, pas lajmeve se ata kanë hapur bisedimet me Chelsean për transferimin e Christopher Nkunkut. 

Sipas gazetarit Florian Plettenberg, lojtari ka arritur marrëveshje të plotë verbale me Bayernin për një kontratë afatgjatë, teksa dy klubet janë ende në negociata. 

Një huazim i reprezentuesit francez nuk është opsion pasi drejtori sportiv i bavarezëve, Max Eberl e dëshiron transferimin e përhershëm të Nkunku. 


Nkunku iu bashkua Chelseat nga Leipzig në verën e 2023 për një shifër prej 60 milionë eurosh. 

Ai ka vuajtur shumë nga lëndimet në sezonin e tij të parë në Londër dhe kjo bëri që ai të kishte vetëm 14 paraqitje për ta. 

Chelsea në ndërkohë po eksploron mundësinë e transferimit të Mathys Tel në një marrëveshje shkëmbimi me largimin e Nkunku. 

Klubi anglez njësoj si Bayerni po shikon për një blerje të përhershme të lojtarit dhe jo vetëm huazim. 

Deri më tani kampi i Tel dhe ai i Bayernit ishin të pajtimit që lojtari të qëndronte në Gjermani dhe të luftonte për pozitën e tij, por gjithçka tashmë mund të ndryshojë. 

19-vjeçari ka pasur vështirësi që të marr minuta këtë sezon, por jo shumë kohë më parë ishte raportuar se Vincent Kompany kishte mbajtur bisedime direkte me të duke ia konfirmuar besimin që ka tek ai për të ardhmen./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Superkompjuteri përditëson parashikimin e Ligës së Kampionëve pasi mbeten vetëm katër skuadra në garë – Kush e fiton trofeun?

Superkompjuteri përditëson parashikimin e Ligës së Kampionëve pasi mbeten vetëm katër skuadra në garë – Kush e fiton trofeun?

Liga e Kampionëve
Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Liga e Kampionëve
Mësohet data e largimit të Ancelottit nga Real Madridit

Mësohet data e largimit të Ancelottit nga Real Madridit

La Liga
Harry Kane kritikon bashkëlojtarët e Bayern Munichut pas gabimit 'kriminal' në humbjen ndaj Interit

Harry Kane kritikon bashkëlojtarët e Bayern Munichut pas gabimit 'kriminal' në humbjen ndaj Interit

Liga e Kampionëve
Ylli i Bayern Munichut kërkon falje pasi rrëzoi djaloshin që mblidhte topa

Ylli i Bayern Munichut kërkon falje pasi rrëzoi djaloshin që mblidhte topa

Liga e Kampionëve
Carvajal përballet me një pezullim të madh pas përplasjes me Bukayo Saka

Carvajal përballet me një pezullim të madh pas përplasjes me Bukayo Saka

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori