Bayern Munich ka shënuar fitore si mysafir i Arminia Bielefeld me rezultat të thellë 4-1 në kuadër të javës së katërt në Bundesliga.

Bavarezët e nisën ndeshjen furishëm duke shënuar që në minutën e tetë, kur Thomas Muller gjeti golin (1-0).


Nuk vonoi shumë dhe Bayern shënoi edhe golin e dytë, duke treguar që fituesi do të dihet herët në këtë takim.

Ishte Robert Lewandowski që shënoi në minutën e 26-të për 2-0 me një goditje të bukur nga distanca.

Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë, Lewa shënoi edhe golin e dytë personal, për rezultatin 3-0.

Bayern e nisi pjesën e dytë me golin e Muller që shënoi rezultatin 4-0.

Arminia tentoi ta hap ndeshjen me golin e Ritsu Doan në minutën e 58-të, por ishte e vetmja gjë që bëri në këtë ndeshje.

Me këtë fitore Bayern Munich kaloi në pozitën e dytë, me 9 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app